Nuk është Yamal, Szczesny zbulon yllin e Barçës që e ka befasuar

10 Tetor 2024
14:49
Denis Hakanaj
back button

Wojciech Szczesny pranon se është befasuar nga Pau Cubarsi te Barcelona.

Portieri polak po shijon javën e parë të stërvitjes me Barçën.

Ai tha: “Ai ka qenë mbresëlënës për mua. Pasi e pashë në TV, prisja që ai të ishte një tip mbrojtës modern, i mirë me topin në këmbë, por pa eksperiencë.

“Kur e sheh personalisht, ai në fakt nuk është fare i papjekur dhe merr vendime shumë të mira.

“Sigurisht që ai është i mirë me topin në këmbë sepse cilësia e tij teknike është shumë e lartë, por cilësitë e tij mbrojtëse janë në fakt shumë, shumë të larta.

“Pres me padurim të luaj me të. Më ka bërë shumë përshtypje. Mbrojtësit e tjerë gjithashtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit