Hansi Flick shton stafin, sjell dy ekspertë për të rikthyer Barcelonën e lavdishme

10 Tetor 2024
18:27
Telesport
back button

Barcelona e madhe po rikthehet! Me zhvillimin e akademisë dhe me trajnerin Hansi Flick që njihet për energjinë e tij të pashtershme, katalanasit duken si në kohët e vjetra.

Catalunya Radio raporton se Barcelona po bën lëvizje të shumta në merkato, duke përgatitur një përmirësim të ndjeshëm të skuadrës në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Flick ka kërkuar dy afrime të reja në stafin teknik. Ata janë Stephan Nopp dhe Michael Hasemann. Të dy janë gjermanë të njohur në fushën e trajningut si analistë të dhënash.

Flick nuk po lë gur pa lëvizur për të rikthyer Barcelonën e lavdishme. Ai iu kushton vëmendje detajeve dhe përpiqet të sjellë perfeksionin në “Camp Nou”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit