Ylli i Serie A heq peshën e madhe e cila po i merrte frymën! “Nga sot jam i lirë, ka drejtësi”

10 Tetor 2024
19:48
Telesport
back button

Përmes një historie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Albert Gudmudsson shprehu kënaqësinë e tij për lirimin e akuzës për “abuzim seksual” në të cilën ishte përfshirë, për disa fakte që datojnë në verën e vitit 2023.

“Ky është konkluzioni i qartë i Gjykatës së Qarkut të Rejkjavikut në një vendim të lëshuar sot. Ndërsa ende është i bindur për një rezultat pozitiv të çështjes, vendimi vjen me një lehtësim.

Ka qenë një vit i vështirë, sinqerisht dhe jo i lehtë për t’u përballur mendërisht. por kam mësuar se familja dhe miqtë janë gjithçka për mua dhe do t’u jem përgjithmonë mirënjohës.

Së fundi, dëshiroj të shpreh se nuk do të mbështes kurrë asnjë formë dhune. Si baba i dy fëmijëve, përfshirë një vajzë të vogël, dhe me tre motra më të vogla, sinqerisht shpresoj që ky rast të mos dëmtojë gratë e tjera që janë viktima të vërteta të dhunës. Tani mund të vazhdoj me jetën time dhe të fokusohem në atë që bëj më mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit