Federata Spanjolle pranon kërkesat e Real, Barcelona & CO! Vjen ndryshimi drastik te Superkupa

11 Tetor 2024
0:07
Telesport
back button

Nuk do të ketë më kohe shtesë në Superkupën e Spanjës. Ky ka qenë njoftimi i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) në lidhje me këtë dhe pas shortit për Kupën e Mbretit.

Kompeticioni, si për meshkuj ashtu edhe për femra, nuk do të ketë më kohë shtesë jashtë rregullores 90 minuta dhe do të shkojë drejtpërdrejt te goditjet e penalltive.

Kujtojmë se në dy edicionet e fundit të Superkupës së Spanjës për meshkuj, në tre nga gjashtë ndeshjet e luajtura ka shkuar ne shtese dhe madje edhe me penallti.

Në Real Madrid – Valencia dhe në Real Betis – FC Barcelona në edicionin 2023 dhe në Real Madrid – Atletico de Madrid vitin e kaluar. Rregulloret që janë miratuar përmes një modifikimi i përgjigjen kërkesës së klubeve pjesëmarrëse në këto turne.

Një modifikim, objektivi i të cilit është “lehtësimi i minutave të garës për futbollistët siç është bërë tashmë në garat e tjera si Kupa e Mbretit apo Kupa e Federatës dhe në përputhje me atë që po zbatohet në kompeticionet e tjera të ngjashme në nivel evropian dhe botëror”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit