Lamtumira e Ederson duket e pashmangshme, te City zgjedhin portierin portugez për të ardhmen

11 Tetor 2024
8:27
Telesport
back button

Manchester City po mendon për verën e ardhshme dhe për merkaton që do të kryejë pas 10 muajsh. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola prej disa kohësh është në kërkim të një portieri të ri për të zëvendësuar Ederson.

Ky i fundit qëndroi te Manchester edhe pse kishte mjaft kërkesa nga Arabia, por ofertat që erdhën nuk ishin ato të duhurat. Qëndrimi i tij kënaqi trajnerin spanjoll, por duket se lamtumira është e pashmangshme verën tjetër.

Kështu, edhe pse klubi anglez po mendon të zgjasë kontratën e Ederson deri në vitin 2027 (skadon në vitin 2026), po merr parasysh edhe një largim të mundshëm. Dhe portieri i zgjedhur për ta zëvendësuar edhe Diogo Costa.

Portieri 25-vjeçar portugez luan me Porto në vendlindje dhe shihet si kandidatura më e mirë për të zëvendësuar Ederson. Problem është shuma që kërkon Porto, 60 milionë euro, ndaj klubet po negociojnë për të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit