Axurrët në kor: Meritonim diçka më shumë ndaj Belgjikës. Luajtëm me 10 lojtarë, por me kokën lart

11 Tetor 2024
8:55
Alfred Lleshi
back button

Protagonisti i një paraqitje të shkëlqyer ndaj Belgjikës, Andrea Cambiaso, ishte i zhgënjyer me rezultatin përfundimtar 2-2, por jo me paraqitjen e Italisë: “Kemi bërë shumë gjëra të mira, gjithmonë e shikojmë gotën gjysmë plot.

Jam shumë i lumtur për golin, as nuk e besova në atë moment, sepse u ktheva menjëherë për të parë nëse ishte jashtë loje apo jo. Sa mëkat që morëm vetëm një pikë nga kjo ndeshje, ndoshta meritonim diçka më shumë. Edhe pse me 10 lojtarë në fushë, treguam karakter dhe forcë ndaj një kundërshtari tepër cilësor”.

Pas barazimit me Belgjikën, edhe Dimarco e nënvizoi ecurinë dhe reagimin e Italisë: “Futbolli është i tillë, ju jetoni me episode. Ne ishim të pafat në atë episod, mbrojtja për 60 minuta kundër Belgjikës nuk ishte e lehtë. Edhe me 10 lojtarë e mbrojtëm barazimin, që është një rezultat i rëndësishëm. Zhvilluam një lojë të mrekullueshme, kjo disponueshmëri dhe frymë grupi duhet të na çojë përpara”.

Ashtu si Cambiaso dhe Dimarco, edhe Sandro Tonali nuk ndalet në rezultatin e ndeshjes ndaj Belgjikës, por te loja: “Ishte një ndeshje pozitive, e kuqja është pjesë e futbollit, duhet të pranojmë gjithçka. Ne treguam se dimë të luajmë, ishte e vështirë të rikonfirmoheshim.

Vazhdimësia ishte ajo që prisnin të gjithë dhe e dëshmuam këtë, sidomos në 40 minutat e para, kur luanim me 11 lojtarë. Ne e pranojmë që pas një kartoni të kuq loja mund të ndryshojë, edhe sepse belgët shënuan menjëherë, por për një orë u mbajtëm fort ndaj një kundërshtari vërtet të vështirë.

Në 40 minutat e para mund të shihje edhe argëtim në fushë, kjo është ajo që na ka munguar vitin e kaluar. Kjo është ajo që na pëlqen më shumë. Më pas ky argëtim u bë vuajtje, por ne qëndruam të bashkuar dhe kompaktë. Arritëm ta përfundonim ndeshjen me kokën lart”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit