I intervistuar nga “Barça One”, mbrojtësi Ronald Araujo foli për përvojën e tij me fanellën blaugrana: “Mendoj se duhet të kisha shënuar më shumë gola (qesh), por jam i lumtur. Kanë qenë 5 vite shumë të mira. E vërteta është se kam përmbushur një ëndërr duke luajtur me këtë ekip.
E konsideroj veten një profesionist të madh, punoj shumë. Këto janë çelësat e suksesit. Unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën, edhe nëse ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë. Kur rrëzohem, ngrihem dhe provoj përsëri. Nëse diçka nuk funksionon, provoj përsëri.
Kjo është ajo që më solli këtu ku jam sot. Debutimi me Barçën ishte një moment unik. Duke ardhur nga një qytet i vogël, provova këtu një realitet të mrekullueshëm. Nuk iu besoja syve në fillim duke luajtur me Messin, Suarezin, me shumë yje që i kisha parë vetëm në TV.
Goli i parë? Ishte një ndeshje e tmerrshme, ajo kundër Valencias. Rezultati ishte 2-1, topi erdhi drejt meje dhe e godita. Pastaj vrapova dhe e përqafova Leon. Ne kishim humbur Superkupën disa muaj më parë dhe fitimi i Kupës së Mbretit ishte diçka shumë e bukur. Kur fiton këtu është shumë argëtuese”.