Milani thuhet se po mendon të marrë mesfushorët e Chelseat, Cesare Casadei dhe Camei Chukwuemeka në merkaton e janarit.
Kuqezinjtë po kërkojnë një alternativë për Ismael Bennacer, i cili do të mungojë për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi.
Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë po mendojnë për opsione të ndryshme, një prej tyre është Casadei.
21-vjeçari, i cili ka bërë 13 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Blutë, është një tifoz i Milanit, siç tha dikur për Tribal Football:
“Si fëmijë, Kaká ishte idhulli im dhe unë isha tifoz i Milan-it. Megjithatë, u bëra profesionist dhe ekipi im i parë në Serie A ishte Inter-i, me të cilin nuk kam mëri për transferimin”.
Italiani ka bërë vetëm dy paraqitje për skuadrën e Enzo Maresca këtë sezon.
Ai luajti 90 minutat e plota në fitoren 4-2 në shtëpi ndaj Gentit në Conference League dhe fitoren 5-0 në shtëpi ndaj Barrow në Carabao Cup. Ai ka kontratë me Blutë deri në vitin 2028.
Ndërkohë, Chukwuemeka, gjithashtu nën kontratë me klubin deri në vitin 2028, ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Blutë, duke regjistruar dy gola dhe një asist.
Ai ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, në fitoren e lartpërmendur kundër Barrow.