Arsenali po vuan mungesën e prej lojtarëve më kryesorë të skuadrës. Con Harrison raporton se mesfushori Martin Odegaard ka pësuar një pengesë të re në rikuperimin e tij nga dëmtimi i fundit i kyçit të këmbës.
“Odegaard mund të mos rikthehet deri në dhjetor”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter (X). Ylli norvegjez ka humbur tashmë 7 ndeshje pas dëmtimit që pësoi gjatë pushimit të mëparshëm ndërkombëtar.
Në fillim të kësaj jave, Odegaard nisi duke vrapuar në fushë dhe u duk se gjërat janë mirë, por ndodhi e kundërta. Ai mund të mos jetë më aq afër rikthimit në ekip.