Trajneri i Serbisë na befason: “Granit Xhaka, ndër më të mirët në Europë. Jam i shqetësuar”

11 Tetor 2024
20:51
Telesport
back button

Zvicra e Granit Xhakës nesër do të luajë kundër Zvicrës në Nations League. Shqiptarët, të Shqipërisë dhe Kosovës, e kanë mendjen te mënyra se si do të trajtohet mesfushori shqiptar gjatë lojës.

Spas informacioneve të fundit, serbët ndryshuan stadiumin ku do ta zhvillojnë këtë përballje, për arsye sepse nuk garantonin dot sigurinë nga tifozët e tyre të pakontrollueshëm.

Trajneri i Serbisë, Stojkovic, ndërkohë, ka folur me lëvdata për shqiptarët.

“Sipas meje, Granit Xhaka është një prej lojtarëve më të mirë në Europë. Shaqiri është lojtar i madh gjithashtu, por tani është në fundin e karrierës. Besoj se ndeshja jonë me zviceranët do të jetë e ndershme. Jam më i shqetësuar për Xhakën, sepse është lojtar i madh”, ka deklaruar tekniku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit