“Kosova është Serbi”, tifozët çekë provokojnë në stadium me flamuj serbë

11 Tetor 2024
21:25
Telesport
back button

Tifozët çekë duhen dënuar! Gjatë ndeshjes që vendasit po zhvillojnë sonte ndaj Shqipërisë në kuadër të Nations League ata kanë provokuar dhe me siguri që do të marrin një gjobë të majme nga UEFA.

Në tribunën e ultrasve çekë gjatë fillimit të pjesës së parë janë vendosur flamuj serbë, ndërkohë që simbolet tona kombëtare janë kthyer përmbys.

Ka edhe pamje të tjera, ku shenja e X-it është vendosur te pjesa e shqiponjës dykrenare. Këto veprime të pahijshme nga ana e çekëve nxitin urrejtje dhe janë të palejueshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, disa tifozë çekë provokuan me thirrjet raciste: “Kosova është Serbi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit