Haaland do të bëhet baba për herë të parë, ja historia e dashurisë me futbollisten norvegjeze

12 Tetor 2024
14:09
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka zbuluar se së shpejti do të bëhet baba, pasi ka thyer një tjetër rekord: në moshën 24-vjeçare u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares së tij. Falë dopietës kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve, sulmuesi shënoi respektivisht golin e tij të 33-të dhe të 34-t në karrierë për Norvegjinë.

Ylli i Manchester City postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihet me një top nën fanellë, duke thithur gishtin e madh. Në foto shtoi “emoji” e një fëmije dhe fjalët “së shpejti”. Haaland ka disa vite që është fejuar me Isabel Haugseng Johansen, një shoqe fëmijërie.

Gjithmonë shumë e rezervuar, vajza bëri një përjashtim nga rregulli dhe në një video të publikuar nga mediat norvegjeze ajo pranoi: “Jam shtatzënë, ndihem shumë mirë”. Mësohet se fëmija do të lindë në fillim të vitit 2025.

Haaland dhe Isabel u takuan dhe ranë në dashuri falë pasionit të tyre të përbashkët për futbollin, në Byrne. Ata u takuan si fëmijë dhe me kalimin e kohës u bënë futbollistë/e profesionistë. E lindur në vitin 2004, e dashura e Haaland luan në ekipin norvegjez të femrave “Bryne Fotballklubb”.

Ato ishin miq për një dekadë, më pas shpërtheu pasioni i dashurisë më 2022 dhe tani janë gati të krijojnë familje. “Ne ishim thjesht fëmijë, që godisnim top të shkujdesur, – kujtoi Haaland në një intervistë, përpara se të shtonte: – Ne ishim të pandashëm në fushë atëherë, por ato momente ishin themeli i diçkaje shumë më tepër të madhe”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit