Probleme për Real-in, dy skuadra futen në garë për objektivin 100 milionë euro

12 Tetor 2024
14:39
Denis Hakanaj
back button

Gjigantët e Premier League, Arsenal-i dhe Liverpool-i duket se kanë hyrë në garë për të riun brazilian Vitor Reis. Mbrojtësi 18-vjeçar është një objektiv i Real Madrid-it.

Reis luan për Palmeiras dhe është një nga talentet më të vlerësuar në kampionatin brazilian. I promovuar në ekipin e parë në fillim të sezonit, ai tashmë është bërë një lojtar i rregullt.

I riu ka dëshirë të transferohet në Europë dhe të luajë në Champions League dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mira europiane.

Arsenal-i nën drejtimin e Mikel Arteta-s është zhvilluar në një skuadër të fortë mbrojtëse dhe një lojtar si Reis do të forconte më tej repartin e mbrojtjes.

Liverpool është në kërkim të një zëvendësuesi afatgjatë për Virgil van Dijk, i cili është afër fundit të karrierës së tij dhe kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

Ndërkohë, Real Madrid gjithashtu duhet të forcojë mbrojtjen dhe një talent i ri si Reis mund të jetë një zgjedhje e përsosur.

Sipas Football Insider, Reis ka një klauzolë lirimi prej 84 milionë £ (100 milionë euro) në kontratën e tij, e cila zgjat deri në dhjetor 2028.

Megjithatë, për një lojtar pa përvojë europiane, është e vështirë të shohësh ndonjë nga klubet e lartpërmendura të paguajnë çmimin e kërkuar nga klubi i tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit