Thiago Motta kërkon ish-lojtarin e Serie A, kushton 25 mln euro. Roma në avantazh momental

13 Tetor 2024
16:31
Telesport
back button

Juventusi dhe Roma hedhin sytë nga Premier League. Calciomercato raporton se objektivi i tyre është sulmuesi Beto i Evertonit.

Sezonin e kaluar, ai luante tek Udinese, por mendoni të provojë një aventurë të re në kampionatin anglez. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet 25 mln euro.

Roma është në kërkim të një zëvendësuesi për Artem Dovbyk, kurse Juventusi për Dusan Vlahovic. Beto shihet si një transferim pa risk, sepse e njeh mirë futbollin italian.

Deri tani, verdhekuqtë janë në avantazh për të fituar shërbimet e portugezit për shkak të lidhjeve ndërmjet klubeve. Evertoni dhe Roma kanë praktikisht të njëjtët drejtues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit