Man United kontaktoi trajnerin “gjenial” por mori refuzim!

14 Tetor 2024
0:15
Telesport
back button

Manchester United ka kontaktuar një prej trajnerëve më të dalluar në Gjermani pasi ata po konsiderojnë të ardhmen e Erik Ten Hag këtë verë sipas një raportimi të ri. Dukej se gjithçka kishte marrë fund për teknikun holandez pasi ai regjistroi sezonin më të dobët në histori të klubit në Premier.

Në fakt, vetëm 24 orë para finales së FA Cup, ishte raportuar se holandezi do të shkarkohej nga posti i trajnerit edhe në rast se arrin ta fitojë atë.

Por tani pas disa muajsh monitorim të trajnerëve të ndryshëm, një emër i ri është zbuluar. Është raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë biseduar me trajnerin e Stuttgartit, Sebastian Hoeness për të parë nëse ai është gati!

Kjo sipas gazetarit të BILD, Christian Falk, i cili tha se pronarët e Unitedit ishin të vendosur për të ditur nëse 42-vjeçari është i gatshëm për të kaluar në Angli. Hoeness sidoqoftë e refuzoi kërkesën e tyre pas një sezoni fantastik në ‘Neckarstadion’ aty ku Stuttgarti arriti që ta sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit