“Nëse qaj, kërkoj falje por…” Guardiola emocionohet kur e pyesin mbi legjendën italiane (VIDEO)

14 Tetor 2024
0:18
Telesport
back button

Pep Guardiola – i ftuar ne televizionin italian RAI, foli për përvojen e tij te Brescia dhe bashkëlojtarin e tij, Roberto Baggio. Trajneri spanjoll flet ende rrjedhshëm italisht pasi luajti për klube si Roma dhe Brescia, si dhe miqtë që ka bërë dhe vazhdon të jetë në kontakt me ta.

Në kohën e kaluar në Brescia nga 2001 deri në 2003, për shok skuadre kishte Baggion, por edhe yllin shqiptar Igli Tare. Baggio ishte i pranishëm po ashtu në shfaqjen televizive Che Tempo Che Fa, ku mori komplimentet nga Guardiola.

“Nëse qaj, atëherë kërkoj falje, por emocionohem kur flas për Baggion”.

“E njoha në fund të karrierës së tij, kur gjuri i tij ishte shumë i dëmtuar. Ai mezi lëvizte dhe prapëseprapë ishte më i miri, vetëm mund ta imagjinoj se si ishte gjatë viteve të tij më të mira”.

“Unë mendoj se ai fitoi admirimin e të gjithëve në mbarë botën, jo vetëm për talentin e tij si lojtar, por edhe për pjesën tjetër. Nuk ka askund në Itali që nuk e do Baggio, është thjesht e pamundur”, deklaroi Guradiola.

Mbi te ardhmen: “Nuk e kam përfunduar ende karrierën time te Manchester City, ende duhet të mendohem. Nuk është e vërtetë që do të jem trajner i Anglisë. Nuk kam vendosur ende asgjë, nëse do të kisha vendosur të ardhmen time te Manchester City, do të thosha kështu, gjithçka mund të ndodhë në jetë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit