Gjeorgji – Shqipëri, 45 minutat e para mbyllen me porta të paprekura!

14 Tetor 2024
18:47
Telesport
back button

Kombëtarja shqiptare mbylli 0-0 pjesën e parë të ndeshjes me Gjeorgjinë, e vlefshme për javën e katërt të Nations League (Liga e Kombeve).

Skuadra kuqezi nuk e nisi mirë lojën në minutat e para. Gjeorgjianët u vendosën mirë dhe menaxhuan lojën që në start. Të dyja skuadrat patën shanset e tyre për t’iu afruar golit.

Emocionet e para u ndien në minutën e 13-të, kur Davitashvili u shfaq para portës dhe provoi të shënojë, por portieri Strakosha çoi topin në këndore.

Tri minuta më pas, Asllani provoi të befasojë vendasit me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit të portës. Loja u bë më intensive për të dyja krahët në minutat më tej, por në asnjë rast me finalizim në portë. Presim 45 minutat e dyta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit