Gjermania fitoi minimalisht 1-0 me Holandën në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Para takimit, legjendat Neuer, Muller dhe Gundogan zyrtarizuan largimet e tyre nga kombëtarja dhe kështu loja nisi me emocione speciale.
Skuadra e trajnerit Julian Naglesmann e nisi ndeshjen shumë mirë, duke shënuar që në minutat e para me Jamie Leweling, por goli u anulua nga VAR.
Gjermanët dominuan në pjesën e parë, por pa arritur të konkretizojnë. Jamie Leweling gjeti rrjetën në minutën e 63-të dhe u duk se Gjermania do ta kishte të lehtë, por Holanda thuajse barazoi në minutën e 77-të, kur një goditje e mirë e Xavi Simons u ndal në shtyllë.
Ndeshja praktikisht u mbyll me atë aksion. Gjermania tashmë është kryesuese grupi me 10 pikë në grupin 3, duke lënë pas Holandën dhe Hungarinë me nga 5 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Franca fitoi 1-2 me Belgjikën, kurse Italia 4-1 me Izraelin.