CR7 “injoron” keq fare Juventusin, shakaja “helmuese” me Szczesny tërbon tifozët bardhezinj

15 Tetor 2024
8:42
Alfred Lleshi
back button

“E pabesueshme, duhej të tërhiqeshe nga futbolli për të shkuar në një klub të madh”. Kjo frazë, e thënë me shaka nga Cristiano Ronaldo për ish-bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Wojciech Szczesny, ka shkaktuar diskutime mes tifozëve bardhezinj prej orësh.

Arsyeja është e lehtë të thuhet. Megjithëse shakaja e portugezit teorikisht mund të përfshijë edhe Arsenalin, Brentfordin e Romën, tri skuadrat e tjera në të cilat portieri polak luajti si profesionist, Juventusi është i vetmi klub në të cilin ka luajtur edhe vetë portugezi. Pra, ironia e CR7 në këtë rast nuk kursen as “Zonjën e Vjetër”, të cilën me nëntekst nuk e konsideroka klub të madh…

Pa mëdyshje duhet konsideruar si një shaka, duke pasur parasysh të qeshurën e Ronaldos, por që fsheh dy histori domethënëse. Para së gjithash, ajo lamtumirë shumë e nxituar, e vitit 2021, kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mezi priti të largohej nga Torino për t’iu bashkuar Manchester United (përsëri), aq sa bëri një gabim edhe në falënderimet “sociale”.

Më pas është mosmarrëveshja, që po zhvillohet edhe aktualisht mes lojtarit portugez dhe Juventusit për pagesën e 9.3 milionë eurove, referuar çështjes së pagave të pezulluara gjatë periudhës së Covid-19. Në pritje të gjykimit, duke qenë se klubi ka apeluar dispozitën, nuk mund të thuhet se ka një “shtrat me trëndafila” mes Ronaldos dhe ish-klubit të tij bardhezi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit