E BUJSHME! Manchester United pritet ta shkarkojë Fergusonin pas pothuajse 40 vitesh…

15 Tetor 2024
13:14
Alfred Lleshi
back button

Manchester United po shqyrton përfundimin e kontratës së Sir Alex Ferguson si ambasador dhe drejtor i klubit, raporton “The Athletic”. Ky vendim është pjesë e një programi më të gjerë të uljes së kostove, iniciuar prej pronarëve të klubit nga “Old Trafford”. Lajm i cili nëse konfirmohej do të mbyllte kapitullin e famshëm të trajnerit historik, që praktikisht fitoi gjithçka me “Djajtë e Kuq”.

Sir Alex Ferguson, ndoshta trajneri më ikonik në historinë e futbollit, ishte një figurë qendrore te Manchester United për më shumë se tri dekada, duke e udhëhequr skuadrën drejt 13 titujve të Premier League, 2 Champions League dhe shumë trofe të tjerë gjatë karrierës së tij menaxheriale, e cila përfundoi në vitin 2013.

Që atëherë, Ferguson ka vazhduar të luajë një rol të rëndësishëm te “Djajtë e Kuq”, jo vetëm si simbol i klubit, por edhe si ambasador global dhe anëtar i bordit të drejtorëve. Tani, lamtumira e fundit mund të ndodhë vërtet.

Ndërsa detaje specifike të ristrukturimit financiar nuk janë zbuluar, është e qartë se klubi po përballet me sfida ekonomike, që po e shtyjnë atë të ulë kostot edhe në zona që dukeshin të paprekshme.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Lajme të tjera

Lajmet e fundit