Manchester United merr vendimin, do të largojë mbrojtësin para se të hyjë në vitin e fundit të kontratës

15 Tetor 2024
14:20
Telesport
back button

Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të largojnë në merkaton e janarit mbrojtësin Harry Maguire. I ardhur në vitin 2019 nga Leicester për 80 milionë euro, ai pritet të largohet për një shumë rreth 15 milionë euro.

Kontrata e 31-vjeçarit me “djajtë e kuq” skadon në verën e vitit 2025, ndaj klubi dëshiron ta largojë para se ai të hyjë në vitin e fundit të merkatos. Aventura e Maguire në “Old Trafford” ka qenë me mjaft luhatje.

Sipas “Daily Star”, klubi do të pranojë çdo ofertë që shkon nga 15 deri në 20 milionë euro për mbrojtësin, që aktualisht është i dëmtuar. Ai la fushën e lojës në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villa.

Harry Maguire ka luajtur në total 215 ndeshje me fanellën e Manchester United, duke realizuar edhe 12 gola. Gjithsesi, ai asnjëherë nuk fitoi zemrat e tifozëve dhe sezonet e fundit ka qenë shpesh në stol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit