Lajm i mirë për Barcelonën! Hansi Flick mirëpret rikthimin e lojtarit titullar

15 Tetor 2024
18:23
Telesport
back button

Hansi Flick po merr vetëm lajme të mira në muajin tetor, ndryshe nga shtatori dhe gushti, kur shumë lojtarë u dëmtuan dhe nuk mund të aktivizoheshin nën urdhërat e tij.

Pas rikuperimeve të Ansu Fatit dhe Frenkie De Jong, të cilët kanë kaluar dëmtime serioze, radhën për t’u kthyer në fushë e ka një lojtar absolutisht titullar.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin uruguaian Ronald Araujo, i cili pritet të jetë gati për lojë në ndeshjen klasike me Real Madrid, më e rëndësishmja e vitit 2024.

Lojtarë të tjerë që po rikthehen janë Gavi, Fermin Lopez dhe Dani Olmo, të tre mesfushorë shumë të rëndësishëm për formacionin katalanas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit