(VIDEO) Morata shpërdoron penallti me goditje qesharake, pastaj e shlyen me gol të bukur. Baena trefishon me kryevepër

15 Tetor 2024
22:25
Telesport
back button

Spanja zbavitet dhe e bën në një mbrëmje ndaj Serbisë duke shënuar dhe duke dhuruar një paraqitje të lartë dhe të nivelit. Që do të ishte një dishezë u duk pas 5 minutash ku Laporta shënoi golin e avantazhit.

Me gjithë tentativat e tjera, goli tjetër erdhi shumë vonë nga kapiteni Alvaro Morata, i cili fillimisht përpara se të realizonte me një goditje të bukur, shpërdoroi një penallti në mënyrë qesharake duke e ngritur topin shumë lart porte.

Më pas, Serbia mbeti me dhjetë futbollistë për daljen me të kuq të Pavlovic dhe 1 minute më vonë Alex Baena shënoi edhe golin e tretë pikerisht me nje supergoditje denimi ne pozicionin ku u shkaktua faulli dhe mbrojtesi i Milanit mori te kuq.

Spanja që shkon kështu 10 pikë në grup pas 4 ndeshjesh ku ka arritur 3 fitore – nëse konsiderohet edhe e sotmja – dhe vetëm 1 barazim, duke realizuar 8 gola dhe pësuar 1.

PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO

GOLI I MORATA – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit