NATIONS LEAGUE | Barazime spektakolare me gola, fitore bindëse nga Spanja!

15 Tetor 2024
23:16
Telesport
back button

U luajtën sonte ne mbrëmje ndeshjet e fundit të muajit tetor të vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u prodhuan në total plot 26 gola. Vlen të theksohet fakti se në Ligën A, kombëtarja e vetme që arriti të arkivonte 3 pikët ishte Spanja ndaj Serbisë me fitoren 3-0, teksa duelet e tjera, u mbyllën në barazim.

Poloni-Kroaci ishte një ndeshje spektakolare ku pati 6 gola dhe emocione, përmbysje e kundërpërmbysje. Në fakt, rezultati final doli 3-3 por mund të kishte dalë edhe 4-4 ose 5-5 për atë që u prodhua.

Fillimisht realizoi Polonia me Zielinski, por miqtë shënuan tre gola me Sosa, Susic dhe Baturina. Vendasit u kthyen në garë kur Zaleëski shënoi 2-3 dhe më pas ishte Sebastian Szymanski që barazoi 3-3.

E bukur ishte edhe sfida mes Zvicrës dhe Danimarkës, që përfundoi në barazim 2-2 me golat e Freuler dhe Amdouni nga vendasit dhe Isaksen dhe Eriksen për miqtë. Barazim 0-0 mes Skocisë dhe Portugalisë.

Për sa i përket Ligës C, spikasin triumfet me rezultat të thellë të Irlandës së Veriut dhe Kosovës, ndërkohë që Rumania mposhti me përmbysje Lituaninë. Dueli mes Bjellorusisë dhe Luksemburgut u mbyll me shifrat të barabarta 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit