Alphonso Davies dhe Bayerni, gjithnjë e më larg. Gjigantët anglezë në gjurmët e tij, por kujdes… Real Madridin

16 Tetor 2024
8:14
Alfred Lleshi
back button

Ne e dimë se në futboll, të luash si “macja me miun” me një kontratë që po skadon, vetëm nxit thashethemet. Alphonso Davies e ka ditur këtë prej disa kohësh, duke qenë se tashmë në verë u përfol për një largim të tij të mundshëm nga Bayern Munich.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i djathtë kanadez, i blerë në vitin 2019 për 14 milionë euro, gjendet në një situatë të vështirë, pasi më 30 qershor 2025 i skadon marrëveshja me klubin bavarez. Pra, automatikisht do të bëhet lojtar i lirë. Nuk ka asnjë shenjë rinovimi, ndaj duket qartë se rrugët midis mbrojtësit dhe Bayern Munich do të ndahen, duke përjashtuar surpriza të pabesueshme dhe ndonjë rinovim krejt të papritur.

Siç u përmend, thashethemet për Alphonso Davies nuk kanë të ndalur dhe në funksion të verës së ardhshme tashmë ka një klub të ri të interesuar për të. Në fakt, sipas asaj që ka zbuluar “Sky Sports UK”, Manchester United ka mbledhur informacione për kanadezin e lindur në vitin 2000 dhe beson se potenciali i tij është vërtet i lartë.

Pasi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, “Djajtë e Kuq” mund të mendojnë lehtësisht për afrimin e falas, por kujdes Real Madridin. Tashmë, gjatë verës, pati një mori thashethemesh për paramarrëveshje që do ta dërgonin kanadezin te merenguesit pa asnjë kosto, duke pasur parasysh interesin e shfaqur gjithmonë për të nga “Bernabeu”.

“Tani luaj për Bayern Munich dhe i gjithë përqendrimi im lidhet me këtë skuadër. Dua të fitoj çdo ndeshje, kjo është ajo që mendoj për momentin. Nuk mendoj për asgjë tjetër, përveçse të bëj mirë me Bayernin. Pavarësisht nëse qëndroj apo largohem në fund të vitit, do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time”.

Këto janë fjalët e Alphonso Davies, që datojnë më 21 shtator, pas triumfit të arritur ndaj Werder Bremen, të cilat sigurisht nuk kaluan pa u vënë re. Dhe me siguri shtojnë mendimet e reflektimet për të ardhmen e kanadezit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit