6 “vizitorë” në J-Medical, trajneri Thiago Motta pret përgjigje pozitive nga infermieria

16 Tetor 2024
11:50
Telesport
back button

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga ndeshja në kampionat kundër Lazio, te Juventus presin lajme të mira nga infermieria. Gjashtë lojtarë kanë vizituar orët e fundit J-Medical për të vlerësuar gjendjen e tyre fizike dhe për të qenë gati për trajnerin Thiago Motta.

Nico Gonzalez, Weston McKennie, Douglas Luiz, Khephren Thuram, Timothy Weah dhe Pierre Kalulu janë në dilemë për t’u aktivizuar këtë fundjavë. Situata më pak shqetësuese është ajo që ka të bëjë me Pierre Kalulu, Douglas Luiz dhe Khephren Thuram, të parët që mbërritën në qendrën mjekësore të Juventus.

Këta duket se kanë patur thjesht një kontroll rutinë dhe nuk duket të ketë ndonjë shqetësim të veçantë. Pra, ata pritet të jenë gati për të luajtur ndaj Lazio. Nga ana tjetër, Timothy Weah ndërpreu stërvitjen dje, por duhet të kthehet në grup në orët e ardhshme.

Për Weston McKennie kontrollet ishin të rëndësishme për të kuptuar shkallën e problemit muskulor pas dëmtimit në kombëtaren amerikane. Me shumë gjasa, ai do të humbasë ndeshjen e radhës për të qenë gati për sfidën në Champions League.

Është edhe Nico Gonzalez ka qenë në infermieri dhe në këtë rast mungesa ndaj Lazio është e sigurt. Argjentinasi shpreson të rikthehet kundër Inter, por stafi mjekësor do të vlerësojë procesin e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar ndaj Leipzig.

Një situatë ndryshe për Teun Koopmeiners, jo zyrtarisht i dëmtuar, por që do të duhet të kuptojë nëse “blindat” mbrojtëse do t’i garantojnë sigurinë në fushë dhe mbi të gjitha nëse dhimbja në krah do të jetë larguar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit