Rrëfehet Barella: Kam përjetuar humbje e fitore në karrierë, ja çfarë ndodhi pasi humbëm finalen e Champions

16 Tetor 2024
13:06
Telesport
back button

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Sole, 24 Ore”, mesfushori i Inter, Nicolò Barella, ka folur për karrierën, zhgënjimet dhe sukseset e tij. 27-vjeçari ëhstë një pikë kyçe si e skuadrës zikaltër ashtu dhe e ekipit kombëtar.

Nuk ka qenë e lehtë. Në fillim humba një finale të Kampionatit Europian U19, më duhej të largohesha nga një Botëror sepse theva dorën time dhe shokët e mi përfunduan në vendin e tretë. Ndaj, unë e di se çfarë do të thotë të humbasësh“, tha Barella.

Megjithatë, mesfushori kujton edhe anën tjetër të balancës: “Në krahun tjetër kam fituar kampionate, kupa italie, Superkupa, Kampionatin Europian. Ndaj, e di se çfarë do të thotë të fitosh dhe të humbasësh”.

Është shumë më e lehtë të shpjegosh se çfarë do të thotë të fitosh, mund ta shohësh që unë po shpërthej nga gëzimi, ndërsa kur humbet nuk e di se çfarë ndodh më pas. Pasi humbëm finalen e Champions kalova një verë të tërë duke thënë: A do të luaj përsëri një finale të tillë?”, shton Barella.

Do të kisha dashur t’i fitoja të gjitha finalet, të mos bija nga kategoria me Cagliari e Como, por shërben si një nxitje për të provuar përsëri vitin e ardhshëm. Edhe vjet kur fituam titullin shpesh janë ndjerë vetëm, por mendoj se i kam mposhtur kritikat ndaj meje”, tha Barella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit