“Daily Mail” sulmon Tuchel, ditën e zyrtarizimit: Ditë e errët për Anglinë, jemi turpi i futbollit botëror

16 Tetor 2024
14:10
Alfred Lleshi
back button

Thomas Tuchel do të jetë trajneri i ri i Anglisë. Një zgjedhje që nuk u vlerësua nga i gjithë shtypi anglez, me “Daily Mail” që akuzoi ashpër federatën angleze për emërimin e gjermanit në krye të “Tre Luanëve”:

“Gareth Southgate mund të mos jetë vlerësuar nga të gjithë, por i dha kombëtares sonë një identitet. Iu dha lojtarëve dhe të gjithëve ne një arsye për të besuar. Ai iu qas kompeticioneve me shpresë dhe pritshmëri.

Gareth shkoi nga “Euro 1996” si lojtar në gjysmëfinale dhe finale (dy prej tyre) si trajner. Ai ishte njëri prej nesh.

Tani kemi Thomas Tuchel, një gjerman me të kaluar të diskutueshme si trajner, dhe FA që lëviz si ‘pulë pa kokë’, në panik, për të arritur tek ai përpara Manchester United. Është e qartë se Lee Carsley nuk ishte njeriu i duhur, por a është vërtet kjo gjëja më e mirë që mund të bëjmë?

A ka mësuar dikush nga qëndrimi ‘merr paratë dhe ik’ i Sven Goran Eriksson e Fabio Capello?

Dhe çfarë do të thotë kjo për sistemin e stërvitjes angleze? Sa fyese, injorante dhe dritëshkurtër, e pafalshme. A do ta ndiqnin ndonjëherë këtë qasje Spanja apo Franca?

Ndoshta do të kishim bërë një përjashtim për të madhin Pep Guardiola, por tani kemi një ‘mercenar’, që nuk na ka borxh asgjë. Tuchel do ta kalojë këtë eksperiencë në futbollin tonë pa asnjë lidhje me tifozët apo lojtarët.

Kjo është një ditë e zezë për futbollin anglez. Ne jemi për t’u tallur (turpi) nga futbolli botëror”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit