Leao “thumbon” indirekt Milanin: Te Portugalia kam mbështetjen e të gjithëve…

16 Tetor 2024
14:32
Alfred Lleshi
back button

Rafael Leão hyri në lojë vetëm gjysmë ore në ndeshjen kundër Skocisë, por nuk arriti ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në një përballje të ekuilibruar që përfundoi 0-0. Sulmuesi kuqezi u shpreh kështu në fund të ndeshjes:

“E dija që nuk do të ishte e lehtë, siç prisnin shumë nga ne. Ishte ndeshje e komplikuar, skocezët po luanin në shtëpi. Pra, e dinim se do të ishte një ndeshje krejtësisht ndryshe nga të tjerat. Skocia ka një skuadër të ashpër. Ne kishim të njëjtin intensitet, vetëm se nuk ishim efektivë para portës kundërshtare”.

Çfarë ju kërkoi trajneri Martinez kur ju aktivizoi nga stoli?
Trajneri më kërkoi thellësi dhe duelet një kundër një, për të bërë më të mirën. Në thelb më udhëzoi të bëja lojën time dhe krijoja mundësi shënimi. Kundërshtari luajti shumë ngjeshur, linte pak hapësira, ndaj trajneri donte që unë të bëja lëvizje të thella me dhe pa top.

Si ndiheni në ekipin kombëtar?
Në nivelin më të lartë. Kur jam këtu ndjej mbështetjen e të gjithëve. Trajneri, gjithashtu ka shumë besim tek unë. Kjo është thelbësore për lojën time.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit