Gravina kritikon Milanin për të rinjtë: Ne kemi talente si Camarda, por ata nuk luajnë

16 Tetor 2024
14:46
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, foli në një intervistë të gjatë për “Messaggero Veneto”. Kreu i futbollit italian nënvizoi imperativin kategorik, që kombëtarja e Spallettit të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës:

“Është një shqetësim i imi, më ka munguar kualifikimi si president në Botëror, ai i vitit 2022, edhe nëse më atribuojnë edhe disfatën pararendëse më 2018. Vetëm pjesëmarrja në Botëror për një vend është vitrinë, arsye bashkimi e krenarie për popullin”.

Më pas diskutimi kaloi tek ekipet kombëtare të të rinjve dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura vitet e fundit. Gravina përfiton nga rasti për të “thumbuar” klubet e Serie A dhe në veçanti Milanin: “Në 5 vitet e fundit të qeverisjes sonë kemi pasur rezultatet më të mira të kombëtareve të të rinjve.

Kombëtarja jonë U-17, simboli i një projekti, mundi Portugalinë shumë të fortë 3-0. Nuk do të kalojë shumë kohë dhe këto futbollistë të rinj do të kthehen në referencë të kombëtares së madhe. Ne kemi shumë talente, por është e trishtueshme të shohësh sa shpesh ata nuk preferohen nga klubet. Mendoj këtu për Camarda e Milanit, i cili ka nevojë për mundësi aktivizime dhe rritjeje duke luajtur”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit