Barcelona ka vënë në shënjestër dy mesfushorët e Chelsea-t, Carney Chukwuemeka dhe Romeo Lavia.
Sipas Sport, Barça po interesohet për dy 20-vjeçarët.
I pari iu bashkua Chelsea-t nga Southampton në verën e vitit 2023, por është ndalur shpesh nga dëmtimet.
Lavia deri më tani ka arritur të luajë vetëm katër ndeshje për londinezët.
Chukwuemeka u transferua te Chelsea nga Aston Villa gjatë merkatos së verës në 2022-shin.
Që atëherë ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në 20 ndeshje, por për lojtarin interesohen edhe Milan-i dhe Manchester United.
Barcelona do të kërkojë kryesisht një marrëveshje huazimi në janar.