Debutimi i të birit me Italinë, flet Maldini: Emocionet si baba qenkan më të forta se si futbollist

16 Tetor 2024
15:13
Alfred Lleshi
back button

“Ato që kam përjetuar janë emocione prej babai, shumë më të forta se ato të të luajturit futboll, pra si futbollist”. Pak ditë pas natës magjike të familjes “Maldini”, Paolo ende flet me emocion për debutimin e djalit të tij, Daniel, në kombëtaren e madhe italiane.

Kjo ndodhi mbrëmjen e së hënës, në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit, dhe u përjetua me shumë emocione prej babait të tij nga tribunat e stadiumit “Bluenergy”.

“Karriera ime si profesionist filloi pikërisht aty, në Udine, ku kthehem gjithmonë me shumë dëshirë, – tha ish-kapiteni i Milanit. – Unë gjithmonë e kam konsideruar Udinese një nga ekipet më fizike ndonjëherë. Problemet e sezonit të kaluar më kanë befasuar shumë, mendoj se skuadra ka arritur një status që mund të aspirojnë jo vetëm mbijetesën në Serie A”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit