Inter Miami rikthen Barcelonën e famshme, edhe Neymar kalon te skuadra e Beckham, ja detajet

17 Tetor 2024
8:31
Telesport
back button

Barcelona e famshme e rekordeve duket se do të mblidhet sërish në fushë. Pas Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Luis Suarez verën e ardhshme pritet të mbërrijë te skuadra amerikane e Inter Miami edhe sulmuesi brazilian Neymar.

Përflitet se Neymar mund të ribashkohet me ish-shokët e Barçës, duke rikthyer treshen sulmuese që kanibalizoi kampionatin dhe kompeticionet e tjera në Spanjë dhe Europë. “SportGol” konfirmon një negociatë të mirë-konsoliduar midis klubit MLS dhe brazilianit.

Mësohet se Neymar tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me klubin amerikan dhe madje duhet të zbresë në Miami si agjent i lirë në qershor 2025, pasi kontrata e tij aktuale me Al Hilal të përfundojë.

32-vjeçari, ish-lojtari i Barcelonës do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2030) dhe do të mund të luajë në Botërorin e Klubeve me Inter Miami në kohën e duhur. Braziliani aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i kryqëzuar që e mbajti jashtë për gati një vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit