De Paul dhe ajo buzëqeshje e “mallkuar” për Messin: Më pëlqen, ashtu si kur ishte Michael Jordan

17 Tetor 2024
8:35
Alfred Lleshi
back button

Rodrigo De Paul është jo vetëm një nga protagonistët historikë të këtij procesi “Scaloneta”, por është edhe një nga lojtarët më të vlerësuar në sistemin e lojës së kombëtares argjentinase. Ndoshta për shkak të tipareve të karakterit, ai është edhe një nga lojtarët më të dashur për publikun.

Këtë e dëshmon ovacioni në momentin e zëvendësimit të tij, në fitoren dërrmuese 6-0 kundër Bolivisë. Ndjenja me tifozët e Albiceleste është për t’u parë nga të gjithë, ndërsa në mbrëmjen triumfuese të “hat-trick” të Leo Messit u kap me një buzëqeshje ndryshe.

Arsyeja? Ai e shpjegoi thjesht, me pak fjalë, pas ndeshjes për “TNT Sports”: “Nuk e kam parë (foton që u bë ‘virale’), por padyshim që është gëzim, emocion. Nuk e di kush e tha këtë, sikur po shikoja Michael Jordan.

Fatkeqësisht vitet kalojnë për të gjithë. Shpresoj që ai të qëndrojë për të luajtur me Argjentinën. Sot e pamë se ai është akoma më i miri nga të gjithë. Është një proces që më pëlqen shumë dhe shpresoj që Leo të qëndrojë këtu për aq kohë sa të dojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit