Baggio: Gjithmonë e kam ndjekur Guardiolën, jam shumë i lumtur për sukseset e tij

17 Tetor 2024
8:55
Alfred Lleshi
back button

Një mbrëmje plot emocione në “Che tempo che fa”, programin televiziv italian të drejtuar nga Fabio Fazio. Përveç Pep Guardiolës, një nga të ftuarit e episodit të së dielës ishte edhe Roberto Baggio. Dy ish-shokët e skuadrës, të cilët ndanë momente të paharrueshme te Brescia, më pas u takuan sërish.

Baggio filloi duke folur për marrëdhënien e tij me Guardiolën: “Unë e kam ndjekur gjithmonë Pep, jam shumë i lumtur për triumfet e tij. Gjithçka është e merituar. Ai është një person i mirë, i gëzuar, pozitiv dhe i dobishëm. Guardiola ishte tashmë trajner që kur luante vetë në fushë”.

Pastaj “bishtaleci hyjnor” tregoi një histori të karrierës së tij me Brescia: “Mazzone kishte frikë nga qentë. Ai kishte qortuar një shokun tim të skuadrës, që e merrte qenin me vete në fushën e stërvitjes. Pastaj, një ditë shkova dhe unë në stërvitje me labradorin tim. Kur zbuloi se qeni ishte i imi, Mazzone tha: Lëreni të luajë, le t’i japim edhe ndonjë biskotë… Ne ishim një grup shumë i fortë, madje edhe jashtë fushës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit