Beckham zbulon rregullin e veçantë që Messi me shokë duhet të ndjekin tek Inter Miami

17 Tetor 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Bashkëpronari i Inter Miami, David Beckham, ka vendosur një rregull brenda ekipit që ka lidhje me aktivitetin e lojtarëve në rrjetet sociale para ndeshjeve.

Duke folur në kanalin e Rio Ferdinand në You Tube, Beckham zbuloi se i ka ndaluar lojtarëve të publikojnë foto në rrjetet sociale para ndeshjeve:

“Filluan ta bënin dhe unë i fhashë fund. Është kryesisht një problem kur nuk jemi duke fituar ndeshje.

“Jan të lejuar ta bëjnë, por unë nuk dua të shikoj postime në rrjetet sociale kur jemi duke humbur ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit