Ancelotti dhe djali i tij bëjnë debat për një vend në formacion: Modric apo Guler

17 Tetor 2024
17:14
Telesport
back button

Carlo Ancelotti dhe i biri, Davide, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe gjatë punës së përbashkët te Real Madrid.

Don Carlo është trajner, kurse Davide asistent. Zakonisht ata bien dakord për të gjitha temat e ndryshme rreth skuadrës, por ka raste kur kanë debate.

Sigurisht, me baza të shëndosha dhe rreptësisht teknike, jo preferenciale në aspektin njerëzor.

Me largimin e Toni Kroos, dilema e madrilenëve ka qenë se kush duhet të jetë pasuesi i tij. Deri tani, Ancelotti ka preferuar t’i besojë veteranit Luka Modric.

Davide Ancelotti mendon ndryshe. Ai sugjeron që turku Arda Guler të pozicionohet në rolin e mesfushorit me numër 8, pra mes mbrojtjes dhe sulmit. Deri tani, Don Carlo është kundër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit