Manchester United në kaos, mes rezultateve dhe “shkarkimit” të Ferguson nga klubi. Beckham: “Besoni te ndryshimi sepse…”

17 Tetor 2024
19:31
Telesport
back button

Qëndrim shumë i rëndësishëm nga David Beckham, legjenda e Manchester United. Ish-kapiteni i Anglisë, tani bashkëpronar i klubit MLS Inter Miami, tha në podkastin e Rio Ferdinand se Djajtë e Kuq janë në duart e duhura për të kthyer ne lavdi:

“Unë mendoj se ka pasur patjetër nevojë për një ndryshim pas sezoneve te fundit. Duke folur si tifoz i Manchester United, shumë thanë se klubi kishte nevojë për një ndryshim dhe një perspektivë të re se si duhet të drejtohet dhe vendimet që merren.”

Për Ratcliffe ai tha: “Më pëlqen shumë Jim, e kam takuar atë disa herë gjatë viteve me disa miq të përbashkët. Mendoj se ai është një fans dhe padyshim që është gjithashtu një biznesmen i madh, një nga më të mirët dhe më të mëdhenjtë.

Por mendoj se më e rëndësishmja eshte se fansat e shohin se ai kujdeset dhe unë mendoj se ky është një aspekt i rëndësishëm – mendoj se tifozët kanë humbur besimin te lidershipi me kalimin e viteve dhe padyshim që ai me të vërtetë kujdeset për atë që dëshiron të bëjë dhe çfarë dëshiron të krijojë.

Shpresoj që gjërat të ndryshojnë, por këto gjëra kërkojnë kohë, mendoj se kemi qenë mjaft të durueshëm si tifozë të Manchester United ndër vite, por duam të kthehen ato ditë të mira të vjetra dhe sa më shpejt ta bëjmë këtë, aq më mirë”.

Polemika e fundit në lidhje me INEOS, bashkëpronarin e ri të Manchester United, ka të bëjë me prerjen ndaj Sir Alex Ferguson, menaxherit më të suksesshëm në historinë e Djajve të Kuq. Ish-menaxheri ishte konfirmuar si ambasador global i klubit dhe merrte një pagë vjetore, por tani do të mbetet duarbosh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit