Reijnders: “Kemi ekip cilësor, për titull”. Pastaj mesazhi pë Fonseca: “Roli im natyral në fushë është 8 ose 10”

18 Tetor 2024
8:59
Alfred Lleshi
back button

Në margjinat e eventit në Malpensa, të organizuar nga Milani dhe BMW, Tijjani Reijnders foli për momentin e skuadrës kuqezi: “Ndeshjet e fundit sigurisht që nuk kanë qenë më të mirat për sa iu përket rezultateve, por e rëndësishme është të mbetemi të bashkuar si grup dhe të jemi kompaktë.

Ne e kemi cilësinë për ta ndryshuar trajektoren e këtij sezoni. Duam të fitojmë, e dimë se ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Me siguri mund të bëjmë më mirë se sa në ndeshjet e fundit”.

Më pas një mesazh për trajnerin Fonseca: “Më pëlqen më shumë të luaj ‘8’ në fushë. Ky është pozicioni në të cilin kam luajtur më shumë te Alkmar. Mendoj se është pozicioni ku mund të kem më shumë ndikim si futbollist. Unë mund të luaj si ‘10’ ose si ‘8’. Sidoqoftë, gjëja më e rëndësishme është të kem ndikim pozitiv për ekipin, të bëj mirë, kjo është ajo që dua nga loja ime”.

I pyetur nëse Milani mund të konkurrojë për titullin e Serie A, holandezi u shpreh: “Po. Skuadra ka pasur ndryshime taktike, jemi duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshje. Gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë se si dëshiron të luajë trajneri. Ne po e kuptojmë këtë pak nga pak dhe po zhvillojmë lojën tonë. Kemi një grup të konsoliduar, me cilësi të madhe, tani na takon ta tregojmë me fitore”.

Në Milano ai gjeti një shtëpi të dytë: “Jeta këtu në Milano është e bukur. Gruaja ime pëlqen të jetojë këtu, është qytet i veçantë. Fëmija im i parë ka lindur këtu në Milano, është një qytet shumë i veçantë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit