Beckham, i mrekulluar nga Messi: I lindur për të fituar, vjen i pari në stërvitje dhe largohet i fundit

18 Tetor 2024
12:59
Alfred Lleshi
back button

Etika e punës e Cristiano Ronaldos është e njohur, e Lionel Messit diçka më pak. David Beckham u kujdes për të shpjeguar se argjentinasi kujdeset për veten në mënyrë obsesive, duke treguar profesionalizëm të jashtëzakonshëm, me gjithë çmimet dhe trofetë që ka marrë në karrierën e tij:

“Shumë njerëz flasin për mënyrën se si punon Cristiano, elementët që përdor për të arritur objektivat e tij dhe për të qëndruar në krye për shumë vite, por me Leon është njësoj. Për ta shpjeguar më duhet të kthehem në ditën e parë të stërvitjes me Inter Miami.

Ai mbërriti rreth orës 06:50 të mëngjesit, nuk kishte njeri në qendrën stërvitore dhe stërvitja fillonte në 10:00. U bë gati, punoi në palestër… Me pak fjalë, bëri të gjitha gjërat që do të prisnit nga një lojtar i ri, ndërkohë që ai duhet të ishte më i qetë…

Nëse do të më duhej ta përshkruaja Leon me një fjalë, do të ishte ‘fitues’, sepse ai ende ka uri për tituj. Messi vazhdon të zemërohet kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur, edhe kur humbet një ndeshje për shkak të ndonjë dëmtimi. Ai është gjithmonë aty, çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Është e pabesueshme ta shohësh”, – pranoi Beckham në podkastin e Rio Ferdinand.

Për më tepër, Beckham nënvizoi disponueshmërinë që ka Messi ndaj lojtarëve më të rinj në skuadër: “Leo është ai lloj lojtari që do të jetë gjithmonë i pari që do të arrijë në palestër dhe i fundit që do të largohet nga fusha. Ai është një lojtar që i pëlqen të mësojë të rinjtë, kënaqet duke parë ndeshjet e lojtarëve më të rinj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit