Marc Guiu do të pendohet. Ky është mendimi i thënë publikisht nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, duke iu referuar largimit të talentit në merkaton e verës.
Mesfushori u largua nga Barcelona gjatë verës, duke zgjedhur kalimin te Chelsea. Laporta ka pranuar se drejtuesit e klubit donin që Guiu të qëndronte, por lojtari vendosi ndryshe.
“Guiu u largua? Shiko t’ju them një gjë: çdo lojtar që dëshiron të largohet nga Barça, largohet pa problem, sepse dyert janë të hapura”.
“Ne jemi të sigurt se nuk ka vend tjetër si Barcelona dhe ata që largohen gjithmonë e kuptojnë, por me vonesë. Së shpejti do të firmosim kontratën më të mirë në futboll, me Nike”.