Fonseca shfaqet agresiv, revolucionarizon Milanin. Theo i pezulluar, Leao jashtë formacionit startues

19 Tetor 2024
8:23
Alfred Lleshi
back button

Dy javë pas kritikave të humbjes ndaj Fiorentinës, të kompletuara me polemikat për dy penalltitë e humbura, Milani rikthehet të luajë sonte (18:00) në “San Siro” ndaj Udinese. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 8-të të Serie A. Rëndësia e këtyre ditëve u ndje në konferencën për shtyp një ditë më parë, ku Fonseca u shfaq shumë agresiv.

Dënimet? Gjobat? Zgjedhjet teknike? Fonseca ishte shumë i qartë: “Unë nuk e lë pas dore lidershipin tim, nuk jam aktor. Atë që them, e them brenda në dhomat e zhveshjes, ballë për ballë. Nëse kemi ndonjë problem, nuk ia lë për ta thënë lojtarit. Jam trajner që përballem direkt me skuadrën apo me lojtarët që kanë gabuar”.

Pardje, në dhomat e zhveshjes u diskutua mes trajnerit dhe lojtarëve për problemet në Firence, për të mos i përsëritur më gabimet, por edhe qëndrimet personale (duke marrë topin në dorë e gjuajtur penalltitë sipas qejfit, jo hierarkisë së caktuar nga trajneri). Pra, padyshim, reflektimi pritet të shihet bindës qysh sot ndaj Udinese.

Formacioni i mundshëm i Milanit – Priten ndryshime taktik dhe në emra lojtarësh. Përveç mungesës së Theo Hernandez për shkak të skualifikimit, Rafael Leao nuk do të luajë nga minuta e parë, me Okafor të preferuar si startues për shkak të gjendjes së tij sportive, pas angazhimeve të kombëtareve.

Chukwueze do të shihet në të djathtë, me Pulisic të zhvendosur në mesfushën sulmuese. Morata rikthehet si qendërsulmues. Në mbrojtje do të jetë Terracciano në vend të Theos, me Royal, Gabbia dhe njërin mes Tomori e Pavlovic për ta kompletuar repartin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit