Walker “bekon” Tuchel në stolin e Anglisë: Ka menaxhuar lojtarë të mëdhenj në klube të njohura

19 Tetor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. Kyle Walker, gjithashtu shprehu mendimin e tij për këtë emërin në stolin e “Tre Luanëve”, duke folur në BBC: “Personalisht e kuptoj që publiku anglez mendon se duhet të kemi një trajner anglez në stol, por për mua është e rëndësishme të marrim rezultate.

Thomas ka treguar të jetë në gjendje të menaxhojë lojtarë të mëdhenj, me personalitete të mëdha, në klube të mëdha si PSG, Chelsea, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Është një emërim i mrekullueshëm, por prova e vërtetë e kësaj zgjedhjeje do të jetë fusha e lojës, rezultatet. Suksesi nuk vjen vetëm falë trajnerit, gjithsesi, ne duhet t’ia dalim mbanë si grup lojtarësh”.

Në fillim të kësaj jave, FA emëroi gjermanin në krye të kombëtares, me një kontratë 18-mujore, deri pas Kupës së Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Tuchel do ta marrë “stafetën” nga Lee Carsley duke filluar nga 1 janari 2025 dhe do të përballet me sfidën e tij të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, në fillim të pranverës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit