Danilo përpiqet ta rifitojë Juventusin duke vënë në pikëpyetje kontratën e tij

19 Tetor 2024
9:18
Alfred Lleshi
back button

Danilo përpiqet ta rifitojë “Zonjën e Vjetër” me një akt afrimi, që vë në pikëpyetje kontratën e tij. Lojtari i Juventusit, në fakt i ka kërkuar klubit bardhezi ta heqë klauzolën e futur në mars 2023, e cila do ta shihte automatikisht te Juventusi edhe për 12 muaj të tjerë, nëse luan 50% plus një të ndeshjeve sezonale.

Me këtë kërkesë, mbrojtësi brazilian dëshiron të lehtësojë situatën e tij, duke e fokusuar të gjithë vëmendjen në fushë, duke i bërë të gjithë të ndihen më “të lirë”. Siç raporton “Tuttosport”, braziliani është gati të rifillojë duke “vënë bast” kryesisht për veten e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit