Ten Hag del kundër klubit për shkarkimin e Ferguson: Ai është vetë Manchester United

19 Tetor 2024
11:37
Alfred Lleshi
back button

Heqja e një figure simbolike si Sir Alex Ferguson nga posti i ambasadorit botëror të Manchester United nuk shkaktoi pakënaqësi dhe komente negative vetëm te tifozët e “Djajve të Kuq”. Disa ish-lojtarë, si dhe komentues të ndryshëm të fushës, u ndjenë të detyruar të mbrojnë imazhin e skocezit 82-vjeçar.

Vendimi i klubit për ta revokuar kontratën e ish-trajnerit më të suksesshëm në historinë e “Old Trafford” në fund të këtij sezoni ka prekur emocionalisht edhe trajnerin aktual, Erik ten Hag. Holandezi nuk ka asnjë iluzion se skuadra e tij po performon shumë më poshtë niveleve të epokës së pasur me trofe të Fergusonit, e cila përfshinte fitimin e një rekordi prej 13 titujsh të Premier League dhe dy Liga të Kampionëve.

Ky debat mediatik për shkarkimin e një figure të tillë legjendare brenda Manchester United ka mbërritur edhe në dhomën e zhveshjes. “Sigurisht që ka ndikim te ne, – pranoi Ten Hag në konferencën për shtyp. – Sir Alex është vetë Manchester United.

Ai e ka ngritur Manchester United në majat më të larta në histori. Për momentin nuk po i arrijmë dot standardet e tij, Sir Alex dëshiron të shohë një Manchester United fitues. Jam i sigurt se ai do të jetë gjithmonë i disponueshëm për të dhënë këshilla. Sigurisht që do të kemi nevojë për të në një afat të shkurtër, si në dy vitet e gjysmë që kam qenë këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit