Europiani Shqipëri-Serbi, reagon MC Kresha: “I bie që Serbia njeh Kosovën”

19 Tetor 2024
18:26
Telesport
back button

Muzika apo futbolli? Nuk jemi të sigurt se cili është pasioni më i madh për artistin MC Kresha. I pajisur me licencën e trajnerit, ai tashmë ka vetëbesimin e mjaftueshëm për të biseduar rreth futbollit dhe ne ia vlerësuam këtë potencial në episodin 44 të podkastit Versus, duke e ftuar pak orë përpara një koncerti në orët e para të mëngjesit.

Skuadra Versus pati kënaqësinë të zhvillojë një bisedë me tifozin special të Liverpool-it, i cili është një enciklopedi për futbollin. Mes të tjerash, MC Kresha komentoi planin e Federatës Shqiptare të Futbollit për të bashkorganizuar Kampionatin Europian 2027 për grupmoshën U21 me Serbinë.

Sipas tij, “kjo është e pakonceptueshme”. Madje, MC Kresha mendon se nuk ka shans që ky projekt të realizohet. “A e njeh Serbia Kosovën? Nëse ndodh ky turne, i bie që Serbia paskësh një plan për ta njohur Kosovën. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Si do të udhëtojnë skuadrat nga Serbia në Shqipëri, pa kaluar në Kosovë”, ka thënë artisti i muzikës hip hop.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit