Marc Marquez me Ducati Gresini fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Phillip Island. Nja garë e vështirë për spanjollin, që dueloi me patriotin e tij Jorge Martin (Ducati Praam) deri në fund për fitoren.
Martin, kryesuesi i botërorit, u rendit i dyti, por për të është si një fitore. Ai e thellon në 20 pikë avantazhin në renditje me italianin e Ducati, Francesco Bagnaia, që u rendit në vendin e tretë. Një fundjavë jo fort pozitive për të, që humbet terren në klasifikim.
Gjithsesi, fitorja ishte një sfidë “rrotë më rrotë” mes Marquez dhe Martin deri në fund, ndërsa Bagnaia mbërriti në finish 10 sekonda me vonesë. Në gjashtë gjashtë vendet e para u renditën gjashtë pilotë të markës Ducati, superior karshi motorëve të tjerë.