Nga i kuqi i Reijnders te rasti Douglas Luiz: e shtuna e zezë e arbitrave të Serisë A

20 Tetor 2024
12:25
Denis Hakanaj
back button

Mes Milan-Udinese dhe Juventus-Lazio ka qenë një e shtunë e mbushur me polemika për arbitrat e Serisë A. Të shumta rastet në San Siro dhe Allianz Stadium, por vëmendja më e madhe është te goli i anuluar Udinese-s në minutën e 95-të dhe goditja e Douglas Luiz ndaj Patric në aksionin që solli golin e fitores të Juventus-it.

Milan-Udinese

Në minutën e 29-të është ndëshkuar me karton të kuq Reijnders, prekja ndaj Lovric nuk ka qenë e ashpër, por Chiffi e konsideron rast të pastër për gol dhe i tregon kartonin e kuq.

Sipas ish-arbitrit Graziani: “A mund të ndëshkohet me të kuq një lojtar që ngadalëson vrapimin, pothuajse ndalet dhe nuk ndryshon drejtimin në asnjë moment dhe ndoshta prek kundërshtarin?”.

Në minutën e 44-t anulohet goli i barazimit 1-1 i Ehizibue, VAR konfirmon pozicionin jashtë loje milimetrik. Në të 51-ën, Toure shkel Chukwueze, Chiffi jep faullin por nuk e ndëshkon lojtarin me karton dhe VAR nuk ndërhyn për një karton të kuq të mundshëm.

Në minutën e 62-të ka një kontakt mes Kabasele dhe Pavlovic, Udinese kërkon penallti, por VAR thitë se gjithçka është e rregullt.

Në fund, goli i barazimit 2-2 i anuluar në minutën e 97-të për pozicion jashtë loje pasiv të Ekkelenkamp: Chiffi thirret në monitor pavarësisht se është një rast për pozicion jashtë loje sepse arbitri duhet të vlerësojë nëse pozicioni i lojtarit të Udinese-s i jep një avantazh duke shqetësuar aksionin e Thiaw.

Juventus-Lazio

Romagnoli merr karton të kuq në minutën e 22-të: mbrojtësi i Lazio-s prek Kalulu-n, i cili po shkonte drejt portës. Sacchi nuk fërshëllen, por VAR ndërhyn dhe arbitri jep kartonin e kuq.

Në minutën e 83-të, goditja e Douglas Luiz ndaj Patric larg aksionit: nuk është një grusht, por dinamika është e qartë. Sacchi nuk jep faull për sjellje të dhunshme dhe as karton të kuq: VAR nuk ndërhyn, duke konfirmuar vendimin në fushë.

Douglas Luiz ka qenë protagonist edhe në minutën e 90-të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Rovella-s: karton i verdhë për brazilianin, asnjë ndërhyrje nga VAR për një karton të kuq të mundshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit