U zhvillua sot paradite edicioni i tetë i maratonës së Tiranës, një event ku morën pjesë rreth 5000 garues, në distanca të ndryshme. Distanca 42km për femra u fitua nga atletja shqiptare Luiza Gega, e cila vendosi edhe rekord kombëtar, me kohën 2h34’07”.
Gega e përmirësoi me më shumë se 1 minutë kohën e mëparshme. Distanca 21km për meshkuj u fitua nga atleti kenian Kennedy Kipkmoi Sono, ndërsa ajo për femra u fatua nga atletja keniane Valentine Benedek Jebet. Atletët afrikanë e dominuan këtë distancë