Legjenda e Holandës, Wesley Sneijder, ka sulmuar Sergio Busquets për një ndeshje mes Inter-it dhe Barcelona-s në vitin 2010.
Duke folur për Ziggo Sport, 40-vjeçari tha:
“Busquets ishte një lojtar jashtëzakonisht i bezdisshëm, gjithmonë acaronte të tjerët, por sapo merrte një goditje, fillonte të qante.
“Një fëmijë absolutisht qaraman. Unë kam pasur përplasje me të në çdo ndeshje. Në një moment i thashë: ‘Do të të shoh në Ibiza gjatë verës, pastaj ti dhe unë do të flasim përsëri'”.
Sneijder kujtoi gjithashtu përballjen me spanjollin në gjysmëfinalen e Champions League 2009/10 me përballjen e dyfishtë mes Inter-it dhe Barçës:
“Në vitin 2010 ne mundëm Barcelonën 3-1 në shtëpi, më pas na u desh të shkonim në Camp Nou dhe pas tetë minutash, Thiago Motta e goditi atë dhe Busquets filloi të rrotullohej në tokë ndërsa shikonte mes gishtave të dorës nëse Motta mori një karton të kuq. Pastaj u ngrit përsëri dhe ai ishte mirë, një lojtar i pisët”.